Gjermania ndez “motorët” para Europianit. Mposht 7-1 Letoninë

Nuk kishte mënyrë më të mirë për t’u bërë gati për Kampionatin Europian. Gjermania e Joachim Low, një nga pretendentët në letër për trofeun e madh zhvilloi ndeshjen e fundit miqësore ku dhuroi spektakël përballë Letonisë me rezultatin tenistik 7-1.

Në “Spiel Arena” të Dusseldorfit përpara një numri të kufizuar tifozësh, panzerat dominuan një kundërshtar modest duhet pranuar por arritën të bënin atë që dëshironin, lojë, gola por edhe lëshuan teksa Letonia gjeti rrugën e golit.

Pjesa e parë u mbyll 5-0 me golat e Gosens 19’, Gundogan 21’, Muller 27’, me këtë të fundit që rikthehet të shënojë në kombëtare, Ozols 39’ (aut) dhe Gnabry në 45+1’.

Pjesa e dytë filloi më e qetë dhe në 50 shënoi edhe Werner teksa një gol i Savejlevs në 75’ hodhi sërish në sulm gjermanët që shënuan sërish me Sane në 76’.

 

Një rezultat i pritshëm ndaj një kundërshtari të tillë por me rëndësi që Gjermania gjen golat dhe lojën dhe tani gjërat bëhen serioze pasi më 15 Qershor luan ndeshjen e parë ndaj Francës në Europian, një superduel për Grupin F.