Reja bën pak ndryshime, njihuni me formacionet e miqësores Çeki-Shqipëri
Edy Reja e vlerëson maksimalisht miqësoren ndaj Republikës Çeke, e fundit për kuqezinjtë në këto teste të Qershorit dhe ka hedhur në fushë formacion më të mire të mundshëm.
Duke filluar që nga treshja e mbrojtjes e konfirmuar me Kumbulla-Gjimshiti-Ismajli ndërsa ka bërë lëvizje në mesfushë me Kallakun, Trashin e Veselin titullar dhe ka rikthyer Cikalleshin.
Ndërkohë që Çekia që luan miqësoren e fundit para Europianit ka aktivizuar më të mirët ku shihen titullarë si Schick, Jankto e Souçek, ylli i West Ham.
Keto janë edhe formacionet zyrtare të ndeshjes që starton në 20:15:
SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj
ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Souçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shick
