Tërhiqet zyrtarisht UEFA. Real, Barça e Juventus do të jenë në Champions

Duket se po merr fund beteja mes tre rebelëve të SuperLigës, Real Madrid, Barcelona e Juventus me UEFA-n. Këta të fundit me një lëvizje “rrufe” kanë njoftuar se ka pezulluar proçedimin disiplinor ndaj tre klubeve të mësipërme të cilët ishin shumë pranë sanksioneve dhe ndoshta përjashtimit nga Champions League.

“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër FC Barcelona, ​​Juventus FC dhe Real Madrid CF për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt 'Super League', Komisioni i Apelit Uefa ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër ", ishte njoftimi më i fundit që bëri qeveria e futbollit Europian në lidhje ndaj tre klubeve të mësipërme.

Një hap i tillë duket se ka ardhur pas njoftimit nga Ministria Zvicerane e Drejtësisë e cila paralajmëroi UEFA-n pak ditë më pare se Ceferin dhe institucionet e tij nuk mund të ndërparrim hapa sanksionues ndaj Juventusit, Barcelonës dhe Real Madrid që do të thotë se me tërheqjen e sotme nga UEFA, ata do të jenë në Champions League por ka dhe diçka më shumë.

Vendimi për të mos u sanksionuar do të kurajojë më shumë këto tre klube që nuk janë dorëzuar ende për SuperLigën të ndërrmarrin hapa të tjerë ligjorë për të kuptuar nëse do të mund të krijojnë eventin për të cilin u bë një zhurmë e madhe dhe krijoi pakënaqësi të mëdha.