Franca merr “frymë”, Benzema do të jetë në Kampionatin Europian

Dëmtimi i Karim Benzema të martën në miqësoren kundër Bullgarisë kishte ndezur alarm në ekipin kombëtar francez, por më në fund ishte vetëm një suspancë. Sipas informacionit nga brenda kombëtares nga RMC Sport, sulmuesi i Real Madrid do të jetë jashtë për dy deri në tre ditë dhe do të jetë në gjendje të luajë në debutimin e Francës në Kampionatin Europian kundër Gjermanisë të Martën e ardhshme.

Që kur u rikthye në kombëtare, në të gjitha ndeshjet e provuara nga trajneri Deschamps, Benzema ka qenë titullar dhe po titullar do të jetë edhe ndaj Gjermanisë.

Benzema pësoi një goditje shumë të fortë në pjesën e sipërme të gjurit të tij të djathtë kundër Bullgarisë dhe kërkoi ndryshimin menjëherë megjithëse ishte në gjendje të linte fushën me këmbët e tij.

Deschamps në deklaratat për televizionin francez kishte qetësuar tifozët duke thënë se ndërrimi i tij u bë pasi ata nuk donin të ndërmerrnin rreziqe nga frika se lojtari mund të pësonte diçka më të madhe gjatë ndeshjes.

Gjithsesi, testet mjekësore ku iu nënshtruar bomberi i Real Madrid kanë përcaktuar një goditje dhe jo një dëmtim të muskujve ose çarje të ligamentit. Sipas RMC Sport, ish-lojtari i Lyon do të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës brenda 72 orëve në skenarin më të keq. Pra ndaj Gjermanisë, do të jetë me 100% në fushë.