Man United përgatit 4 goditje të mëdha për të dominuar në Premier
Pavarësisht humbjes në finalen e Europa League dhe vendit të dytë në kampionat, Solskjaer e pati paralajmëruar se sezoni që u mbyll është vetëm nisja e një epoke të re.
Drejtuesit janë gati të mbeshtesin trajnerin me 4 supergoditje në merkato me të cilët "Djajtë e Kuq", do të nisin dominimin në kampionat dhe në Europë.
I pari në listë është Harry Kane, i cili dihet botërisht si lojtari i preferuar i Solskjaer dhe për ta shkëputur nga Tottenham duhen të paktën 100 mln Paund. Alternativa e tij është Jadon Sancho për të cilin nuk ka ende një akord me Dortmundin.
Reparti tjetër për t'u përforcuar është mesfusha ku Deklan Rice i West Ham është i përzgjedhuri dhe do të duhen të paktën 60 mln paund.
Mbrojtja me portën do të përforcohen me patjetër ku emrat dihen prej kohësh, Varane nga Real Madrid, te paktën për 50 mln paund dhe Jan Oblak nga Atl. Madrid i cili vlerësohet 80-90 mln paund.
Për të arritur deri ketu, sigurisht që do të ketë shitje nga United dhe në listë janë disa emra si Lindelof, De Gea, Fred apo Anthony Martial.
