Kuvendi voton shkarkimin, Meta festë në presidencë
Presidenti Ilir Meta vijon aktivtetin e tij pa u shqetësuar për vendimin e sotëm të asaj që e quan “kuvendi një partiak”.
Ai e ka quajtur farsë antikushtetuese, që synon të mbulojë skandalet e zgjedhjeve komisionin hetimor.
Nga ora 11:00 në Presidencë vijoi aktiviteti kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” në kuadër të nismës "Artistët në Presidencë".
Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta nderoi me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.
Shkarkimin e presidentit Meta e kërkuan 49 deputetë dhe sot propozimi është në Kuvend. PS i duhen së paku 94 vota deputetësh dhe më pas vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Meta disa herë është shprehur se do të ushtrojë detyrën e tij deri në korrik të vitit të ardhshëm si i vetmi institucion në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

