“Ngërçi mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut”, Rama mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 08:45
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës së djeshme në Hungari, ditën e sotme ndodhet në Bullgari ku dhe ka zhvilluar një takim me presidentin bullgar Rumen Radev.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se diskutuan nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë me qëllim zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.
“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, shkruan Rama në “Facebook”.
