Mbështetja e Hungarisë/ Starova: Integrimi i Shqipërisë është bërë si historia e Sizifit

Ish- ministri i jashtëm  Arian Starova, ka komentuar lajmin se Hungaria do të jetë krah Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Starova është shprehur se Hungaria gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

Ai thotë se Shqipëria ende ka probleme, teksa shton se rruga më e mirë për integrimin evropian është përdorimi i kritereve politike.

"Shqipëria ka pasur historikisht marrëdhënie me Hungarinë. Unë nuk e çuaj lajm nëse Kryeministri i Hungarisë ka dhënë mbështetje për Shqipërinë. Kjo mbështetje dihej që do vinte. Çështja i  integrimit të Shqipërisë është se bërë sikur ti ngjitesh një mali të madh. Integrimi i Shqipërisë është bërë si historia e Sizifit. Shqipëria ende ka ende problem, por nuk besoj se Shqipëria mbahet peng nga fakti se duhet të hyjmë të dy vendet të çelen negociatat së bashku me Maqedoninë. Unë nuk mendoj se Shqipëria është ok. Pra pritet të shikohet ndoshta është edhe pritja e Raportit i OSBE për zgjedhje.

Rruga më e mirë për integrimin është përdorimi i kritereve politike. Mendoj se nëse Shqipëria  gjykohet se i ka plotësuar ë gjitha kushtet është normale dhe është arsyeshme se edhe mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut, në procesin e integrimit. Por më e mirë do ishte që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen si grup në këtë drejtim. Nuk besoj që në qershor hapen negociatat."