Akuzohen për vjedhje banesash dhe magazinash, arrestohen dy persona në Kavajë

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Kavajë, pasi akuzohen për vjedhje.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë  E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç, pasi kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B., si dhe kanë kryer 4 vjedhje të tjera.

"E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës."- njofton policia e Kavajës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.