"Pa kufizim hyrja në Greqi", emigrantët shqiptarë në Athinë kërkojnë hapjen e kufirit
Emigrantët shqiptarë në Greqi protestuan sot në Athinë duke kërkuar hapjen e kufirit me Shqipërinë dhe lejimin e lëvizjes së lirë të tyre.
Me thirrjen "Pa kufizim hyrja në Greqi" ata apeluan që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.
"Duhet të jemi të bashkuar për të kërkuar të drejtat tona. Mund ta zgjidhim vetëm përmes bashkimit".
Kërkesat e emigrantëve shqiptarë në Greqi
– Hapja e menjëhershme e kufirit pa kushtëzime, siç Greqia vepron me çdo vend tjetër, gjithmonë duke respektuar rregullat e Covidit
– Të fillojnë menjëherë nga puna linjat e transportit të urbanëve
– Lehtësim i proceduarve për punëtorët sezonalë
– Hapja e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe shqyrtimi i sa më shpejtë i mijëra kërkesave për bashkimet familjare
Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor.
Kësisoj, do të vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë.
Sipas autoriteteve helene në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qafë Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.




