Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna jonë! Mos krijoni GRTV"!

Përpara se të raportonin për ngjarjen e ditës, atë të shkarkimit të presidentit Meta, gazetarët e akredituar në Kuvendin e Shqipërisë, protestuan për të drejtën e tyre.

Gazetarëve të terrenit, sipas një vendimi të marrë nga Byroja e Kuvendit, nuk do tu lejohet të jenë të pranishëm në seancat plenare, çka sipas gazetarëve është censurë e lajmit.

Përballë ligjvënësve, disa prej të cilët nuk do të jenë më në parlamentin e shtatorit, gazetarët kërkuan anulimin e këtij vendimi që cënon punën e tyre të përditshme.  

Lajmet e gatshme nga institucionet nuk mund të kthehen standard për gazetarinë shqiptare.

“Këtë rregullore e kanë bërë disa deputetë që nuk do të jenë në parlament dhe nuk janë votuar. Nuk mund të bëjnë punë të mirë këta deputetë që kërkojnë të lënë jashtë gazetarët. Edhe gazetarët e studiove të vijnë këtu të protestojnë…"  u shpreh gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.

“Është një përpjekje e jona që Kuvendi të kthejë pas vendimarrjen e tij për të na lejuar që të vazhdojmë dhe të dokumentojë vetë se çfarë ndodh në këtë parlament.”- tha Esiona Ekonomi gazetare e ABC News.

“Thirrja që ne kemi është të tërhiqet nga kjo vendimmarrje. Ne kemi hartuar dhe një shkresë”- Juxhin Mustafaraj, gazetar i ABC News.

“Vendim që cënohet transparencën e të gjithë punës tonë. Vendim që prodhon censurë. Të reagojmë që vendimi të kthehet pas" u shpreh Klesiana Omeri.

“Të bësh gazetari sot është e vështirë, me materiale të gatshme nuk është gazetari. Pse kanë frikë deputetët që ne të marrim pjesë. Institucionet po kapërcejnë punët e gazetarët. Kështu nuk mund të çojmë misionin tonë përpara”-  tha Osman Stafa, gazetar i News 24.

Në përfundim të protestës, përfaqësues të medies së shkruar dhe vizive firmosën kërkesën dretjuar Kuvendit dhe institucioneve ndërkombëtare për ndryshimin e këtij rregulli.

Sipas Byrosë së Kuvendit, gazetarët do të kenë mundësi të qëndrojnë në një ambient të veçantë jashtë sallës ku mbahen seancat, dhe nga aty do të kenë mundësi të kërkojnë reagimet e deputetëve.

Megjithatë gazetarët kanë shpresë se kjo do të ndryshojë.

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Pak ditë më parë  Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin.

Gazetarët firmosën dhe kërkesën ndaj Kuvendit për ndryshimin e këtij vendimi, të cilën do ia çojnë për dijeni edhe institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera shtetërore.  

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna

Gazetarët ngrenë zërin para Kuvendit: Po cënohet puna