Tempora - SHBA, Reforma në Drejtësi dhe sovranitetit i Shqipërinë në lupën e ndërkombëtarëve
Si kurrë më parë, në 2016 shqiptarët panë me sytë e tyre 140 vota unanime në Kuvend për një nga reformat më të rëndësishme, siç është ajo e drejtësisë. Bashkim votash pavarësisht ngjyrave politike,ndryshime kushtetuese me konsensus unanim dhe në fund një përqafim I ngrohtë mes dy ambasadorëve të kohës të SHBA dhe BE.
Që prej momentit të miratimit të reformës në drejtësisë SHBA kanë kërkuar me ngulm rezultatet sa më të shpejta. Madje si kurrë më parë në një vendi demokrat u përfshi në kushtetutë edhe monitorimi i kësaj reforme përmes ONM.
I gjithë procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kryer nën lupën e ONM, duke treguar kështu edhe rëndësinë që I kanë dhënë ndërkombëtarët institucioneve të reja të drejtësisë.
Pas largimit të Donald Lu ambasadorja e re e SHBA Yuri Kim këmbënguli në vënien në jetë të kësaj reforme dhe jo vetëm. Për çështjet më të rëndësishme kemi parë ndërhyrjen direkte te diplomates amerikane ne vendin tonë. Vetë SHBA si kurrë më parë u përfshinë edhe në negociatat për miratimin e reformës zgjedhore, duke kërkuar edhe konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.
Ambasadorja Kim hapi dyert e ambasadës amerikane dhe për dite me radhë, me orë të zgjatura, kryheshin negociata mes palëve. Më 5 qershor tym i bardhë në tokën amerikane, Yuri Kim lajmëron arritjen e konsensusit politik.
Por marrëveshja nuk u miratua në parlament siç u dakordësua mes dy kampeve kryesore politike. Rama në mënyrë të beftë vendosi të prekë kushtetutën dhe të ndryshojë kodin zgjedhor, pikërisht në një prej pikave me kyçe, duke hequr koalicionet parazgjedhore.
Por si e komentonte ambasadorja Yuri Kim prekjen e kushtetutës pa konsensusin e opozitës zyrtare.
Por teksa në vend zbatimi i reformës në drejtësi shpesh është vënë në pikëpyetje, sinjali që erdhi nga DASH për kreun e KED Ardian Dvorani ishte mjaft optimist.
Departamenti i Shtetit e renditi Dvoranin në 12 personalitetet më të spikatura në botë në luftën kundër korrupsionit.
Ambasadorja e SHBA Yuri kim është parë shpesh në zyrën e kryeministrit Rama, e reagimet e saj kanë qenë të drejtpërdrejta për çdo çështje. Madje Yuri Kim dhe Departamenti i shtetit nxituan të urojnë Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, teksa ende institucionet përgjegjëse nuk kishin certifikuar rezultatit. Fakt ky që s'mund të ndodhë në asnjë rast me SHBA nëse rezultati nuk është i certifikuar nga institucionet përgjegjëse.

