Shpallja ‘Non Grata’ e Berishës/ Starova: Zërat e arsyeshëm po dalin edhe jashtë Shqipërisë

Ish- ministri i jashtëm Arian Starova, ka komentuar shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha , temë e cila ditën e djeshme wshtë bërë pjesë e diskutimeve të mbledhjes virtuale të Komisionit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Starova u shpreh se zërat e arsyeshëm kundër vendimit të SHBA për Berishën po dalin edhe jashtë Shqipërisë.

"Sa mirë që zërat e arsyeshëm po dalin edhe përtej Shqipërisë.  Ky është  një hap I vogël që tregojnë se zërat në Shqipëri kanë qenë të drejt, në lidhje me shpalljen I papërzgjedhshëm për t’u futu në SHBA. Blinken që kishte vënë firmën duhet të kishte thënë dy tre gjëra. Është diçka jo normale me një figurë që gjysma e popullit e vlerëson, është një goditje në mendësitë e shumë njerëzve."

Ndërkohë në lidhje me dokumentin “Non Paper’, për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se palët duhet të kenë ambicien për të bërë kompromis me njëra-tjetrën.  

"Këto dokumente nuk dalin kot, gjithmonë niset nga fakti që kemi një qëndrim të palës serbe, e cila është e mbështetur nga Rusia dhe pak më fort nga Kina. Kemi rezolutë që Kosova vazhdon të quhet pjesë e Serbisë. Palët duhet të kenë ambicien që të bëjnë kompromise, kompromiset përfshijnë gjithçka, përfshirë edhe ndryshimin e kufijve. “Non Paper” nuk del kot. Serbia qëndron fort e mbështetur te Rusia."