Abilekaj: Berisha non grata për Reformën në Drejtësi, me mbarimin e saj mbaron mandati i Ramës
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se Berisha ëhstë shpallur non grata me një vendim politik sepse ai ka dalë kundër reformës në drejtësi.
Abilekaj: Unë mendoj se Berisha është shpallur non grata me një vendim politik sepse ai ka dalë kundër një projekti që kanë SHBA. Projekti është reforma në drejtësi. Ky është një investim madhor amerikan, jo për të mbështetur Ramën, se është bërë në disa vende.
SHBA mbështesin me të gjitha format reformën në drejtësi, se ky është një çelës që i hap të gjitha dyert. Ata nuk pranojnë politikanë që i dalin kundër kësaj gjëje. Ata janë edhe kundër Ilir Metës në raport me reformën.
Ata kanë shprehu bashkëpunim të madh me kryeministrin. Kur të mbarojë reforma në drjetësi mbaron mandati i Edi Ramës.
