Kuvendi voton për shkarkimin e Metës/ Hyseni prezanton raportin: Ia kemi dërguar dhe Presidentit

Kuvendi ka nisurr seancën për shkakrimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Mazhorancës i duhen 94 vota pe

Seanca nisi me leximin e raportit 98 faqësh, dhe në 3 anekse, i cili u prezantua nga Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni 

 

"Komisioni konstaston se presidenti ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Këto shkelje konsiderohen nga Komisioni si shkelje të rënda, duke cënuar  të drejtat e njeriut dhe mardhëniet shoqërore e politike që mbrohen nga Kushteta. Shkeljet e Presidentit kanë pasur ndikim negativ në poltike por jo vetëm. Presidenti ka bërë fushatë gjatë zgjedhjeve kundër qeverisë, duke treguar hapur njëanisinë, duke humbur rolin e faktorit të ekuilibrit mes palëve politike. Thirrjet e tij para fushatës për qeverinë në fushatë, shkelën rëndë Kushtetutën. 

Më 30.04.2021 u depozitua kërkesa e 41 deputetëve që kanë paraqitur propozimin për shkarkimin e Presidentit.
Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit plotëson kriteret vendosi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti të përbërë nga 9 anëtarë.

Raporti i është dërguar edhe Presidentit të Republikës.