"Shtatori do jetë me protesta"/ Maliqi: Parlamenti sot, seancë qesharake. Vendos Gjykata
Lefter Maliqi, pak para nisjes së seancës plenare për shkarkimin presidentit Ilir Meta, shprehet se është një seancë qesharake.
Në një deklaratë për mediat, Maliqi tha se sot nuk bëhet fjalë për shkarkimin Presidentit, pasi kjo vendoset nga Gjykata.
“Ky parlament ka punuar për të pasuruar disa njerëz, për të ndryshuar 5 qershorin duke arritur masakër elektorale, ashtu siç bëri edhe me aktin antikushtetues KÇK. Subjektet e krimit u përdorën për blerje shantazhim.Kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë. Sot nuk bëhet fjalë për shkarkim të presidentit, Kushtetuesja vendos. Nuk ka shkelje të rëndë që të shkarkohet presidenti, pasi mbron Kushtetutën. Rama ka ngritur prej kohësh alibira. Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve”,"- tha Maliqi.
