Burimi: SHBA mbështet diktatorë, shkojnë dhe bëjnë Berishën non grata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2021, 22:59
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Genc Burimi u shpreh se SHBA mbështet diktatorë, por non grata dha për Berishën dhe jo për ta.
Burimi: Në shumë vende ke diktatorë që edhe u kanë prerë kokën gazetarëve dhe mbështeten nga SHBA. Shkojnë dhe bëjnë non grata Berishën dhe nuk bëjnë mbretin e Arabisë Saudite. Ky është një debat i kotë me të cilin duhet të qeshim.
PD do të ketë edhe gurin edhe arrën. Pra, ose SHBA është një vend demokratik dhe mirë ia bëri Berishës, ose SHBA-të ia fusin kot, sepse nuk mund të thuhet se të dyja palët kanë të drejtë.
