Çështja "Berisha" Kristo: SHBA e ka mbështetur Shqipërinë, na ka ardhur koha për ndërrim elitash

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se SHBA e ka mbështetur gjithmonë vendin tonë.

Për Kriston, në shumë vende të Evropës janë përdorur spastrime të  vështira me të gjitha mënyrat dhe theksoi se mund t'i ketë ardhur radha Shqipërisë për qarkullimin e elitave.

Kristo: SHBA e ka mbështetur gjithmonë vendin tonë, por sigurisht që ka momente mospëlqimi. Kur Berisha erdhi në pushtet, kishte njerëz që thonin pse po vihet një person që ka shkaktuar vitin 1997. Madje kishte nga ata që thonin se nuk e duam NATO-n me Berishën.

Ka pasur edhe celula anti-amerikane edhe brenda këtyre që bëjnë si më amerikanë se vetë amerikanët. Por ajo që tha znj. Clinton brenda parlamentit shqiptar se do të jenë këtu ai është një fakt që ngelet. Ne nuk e dimë se si do të vazhdojnë procedurat. Se në shumë vende të Evropës janë përdorur spastrime të vështira me të gjitha mënyrat. Mund të na ketë ardhur radha edhe në raport me qarkullimin e elitës.