Mallakastër/ U kap duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore, arrestohet 48 vjeçari

 

Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi është konstatuar se duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.”- njoton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm"