Shkarkimi i Metës/ Puthje e përqafimet në sallën e Kuvendit, foto nga momentet që humbët nga seanca
Pa surpriza Kuvendi votoi më 9 qershor 2021, pro shkarkimit të Ilir Metës si President i Republikës duke e kaluar çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
Ilir Meta bëhet presidenti i parë në kohën e pluralimit të Shqipërisë që votohet për tu shkarkuar nga një parlament.
104 vota pro ishin pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërkohë kundër shkarkimit të tij, kanë votuar 7 deputë dhe 3 abstenim. Pro votuan dhe deputetë të opozitës por dhe ata që nuk do të jenë më në parlament në shtator.
Me këtë votim PS arriti të kalojë kuorumin kushtetues, (që është 94) për shkarkimin e Metës.
Votimi për shkarkimin e Presidentit ishte i fshehtë, me kuti dhe më pas një komision i drejtuar nga Alket Hyseni, i cili drejtoi dhe komisionin e posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit, administroi procesin.
Gjatë gjithë seancës Klima mes deputetëve ishte shumë miqësore dhe nuk munguan përqafimet mes deputetëve socialistë dhe atyre të opozitës.
(Fotot ne kete shkrim janë të LSA, Malton Dibra

Deputetët që votuan kundër
1 Lefter Maliqi
2- Adriatik Alimadhi
3- Artur Roshi
4- Elda Hoti
5-Fatjona Dhimitri
6- Suzana Topi
7- Gjetan Gjetani


Deputetët që nuk morën pjesë në votim
1- Rudina Hajdari
2- Korab Lita
3- Ambra Borova
4- Olta Xhaçka
5- Fidel Ylli
6- Enada Kapllani
7- Jetmira Rraboshta

Deputetët që Abstenuan
1- Ralf Gjoni
2- Ligoraq Karamelo
3 - .... (Nuk dihet)

Ndërkohë raporti 96 faqesh, komisioni hetimor që rendiste shkeljet e Metës se ka cënuar rolin dhe pozitën e tij si kreu i Shtetit u miratua me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime.
Deputetët që nuk do jenë më në shtator
1- Pandeli Majko
2- Mimi Kodheli
3- Besnik Bare
4- Vasilika Hysi
5- Elona Gjebrea
6- Sadi Vorpsi
7- Sadri Abazi
8- Spartak Braho
9- Alket Hyseni
10 Anastas Angjeli
11- Arben Kamami
12 - Musa Ulqini

Në tentativën e dytë, socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit, duke vendosur edhe precedentin e parë në historinë e parlamentarizmit.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në orën 10:00 dhe u mbyll në orën 15:00.













