Zyrtare, Kukësi pa trajner, Mirel Josa largohet nga drejtimi
Prej ditësh qarkullonin zëra se Mirel Josa nuk do të qëndronte në stolin e Kukësit pas atij sezoni tepër zhgënjyes dhe sot klubi verilindor ka bërë zyrtare ndarjen me trajnerin e skuadrës.
Siç mësohet, Josa dhe drejtuesit kanë patur një bisedë për të diskutuar për kontratën që ishte për 2 sezone dhe ndoshta për planet e klubit. Mes tyre nuk ka patur një akord dhe në fund është vendosur zgjidhja e bashkëpunimit duke rikthyer Kukësin në kërkim të një trajneri të ri.
Njoftimi i plotë i Kukësit:
“Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij”
