Himni i Rusisë do të lejohet në Kampionatin Europian
Zyrtarisht Rusia është e pezulluar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për skandalin e madh të dopingut dhe në kompeticionet ndërkombëtare nuk mund të përdorë flamurin dhe himnin zyrtar. Ky vendim i marrë në 2020 do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të 2022 kur luhet edhe Kupa e Botës por në fakt sipas një intepretimi nga juristët, në Kampionatin Europian, kjo përfaqësuese do të jetë e lirë nga këto sanksione.
Vendimi i CAS siç bëhet e ditur shtrihet për Kupën e Botës apo për Lojërat Olimpike dhe nuk shtrihet në kompeticionet kontinentale siç është Kampionati Europian 2020 që zhvillohet këtë verë.
E shortuar në Grupin B të Europianit bashkë me Belgjikën, Finlandën dhe Danimarkën, Rusia do të zbresë në fushë normalisht me ngjyrat e flamurit dhe në fillim të çdo ndeshje do të dëgjohet himni kombëtar.
Dënimi dy vjeçar nga CAS përfundon në Dhjetor të 2022 dhe në Kupën e Botës do të jetë gjithçka ndryshe ku aty Rusia nuk do të mund të përdorë as ngjyrat e as himnin e saj.
Të njëjtën gjë do të shikojmë edhe në Lojërat Olimpike që startojnë në Qershor ku shteti Rus nuk do të figurojë në asnjë eveniment dhe ata sportistë që kanë kaluar çështjen e dopingut do të garojnë si neutral dhe pa flamurin e tyre.
