Reja merr shënimet e duhura, Franca mposht Uellsin 3-0
Miqësorja e Francës me Uellsin ka patur një vëmendje të veçantë nga tifozët dhe jo vetëm. Kombëtarja kuqezi e grumbulluar në Cardiff e ka ndjekur këtë ndeshje pasi do të jetë pikërisht Uellsi rivali i Shqipërisë në miqësoren e të shtunës dhe ndeshja me “gjelat” kishte një interest ë veçantë.
Edhe për Francën ishte ndeshje e rëndësishme pasi ishte e para me rikthimin e Benzema në fushë I cili ja doli me fitore por fatkeqësisht humbi dhe një penallti.
Me formacionin më të mire të mundshëm, kampionët e botës në fuqi dominuan Gareth Bale me shokë të cilët luajtën edhe me një lojtar më pak që në minutën e 25’ duke ia bërë të lehtë suksesin rivalëve.
Benzema humbi penallti në 27’ por Mbappe gjeti avantazhin në minutën e 34’ dhe në pjesën e dytë Griezmann në 47’ me Dembele në 79’ mbyllën sfidën me rezultatin e pastër 3-0.
Ndërkohë, trajneri Reja do të ketë marrë edhe shënimet e nevojshme për rivalin e radhës të cilin ai e ka deklaruar se e vlerëson maksimalisht.
