Në prag të Europianit, Maqedonia barazon testin e parë me Sloveninë
Kur mungojnë pak ditë nga debutimi historik i Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian, skuadra e Angelovskit, zhvilloi testin e parë me Sloveninë në Shkup.
Në “Arenën Todor Proeski”, me 4 lojtarë shqiptarë në formacion, Maqedonia ishte pranë fitores 1-0 ndaj Slovenisë me golin e shënuar nga mesfushori Elmas në 55’ por një gol në minutën e 97’, pothuajse në sekondat e fundit barazoi rezultatin.
Në formacion e nisën titullarë lojtarët me origjinë shqiptare, Bejtulai, Musliu, Ademi dhe Alioski ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizua edhe lojtari i Partizanit, Ferhan Hasani.
Vlen t’u përmendur se lojtari ndoshta më i mirë I kombëtares maqedonase, Enis Bardhi nuk ishte pasi pak ditë më pare rezultoi me covid-19 por ka optimizëm se lojtari do të jetë në Kampionatin Europian.
Përpara se skuadra fqinje të niset për në rrugëtimin e saj historik në Euro 2020, do të ketë edhe një miqësore tjetër me Kazakistanin po në shtëpi dhe me tifozë ashtu siç u luajt me Sloveninë.
