Nuk ka marrëveshje, “divorc” total mes Ramos dhe Real Madrid

Një shprehje e Ancelottit për Ramos në konferencën për shtyp që ai se imagjinonte Real Madridin pa Ancelottin por ndodhi dhe kaloi, ishte një sinjal se edhe pa Sergio Ramos klubi do të vazhdojë përpara.

Në fakt, kështu do të ndodhë pasi Sergio Ramos do të largohet zyrtarisht më 30 qershor kur i mbaron dhe kontrata me klubin spanjoll. Do të mbyllet kështu një kapitull i gjatë, ndër më të suksesshmit për të dyja palët, një histori që nisi 16 vite më parë dhe që do të perfundojë jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për rinovimin e kontratës që skadon ditët e ardhshme nuk ka asnjë akord madje palët nuk janë afruar asnjëherë për disa arsye që shtypi spanjoll i ka zbuluar.

E para dhe kryesorja është fakti që Ramos ishte ndër iniciatorët e refuzimit madje u kërkoi të gjithë lojtarëve që të mos pranonin kërkesën e klubit për të ulur me 10% pagat. Sipas drejtuesve, kjo ulje do të shërbente për të kompensuar 100 mln euro humbje nga mungesa e të ardhurave nga biletat e tifozëve por Ramos e mendonte ndryshe, e shikonte si një lëvizje për të financuar blerjen e Mbappe nga Real Madrid këtë verë ndaj dhe refuzonte të ulte pagën.

Gjithsesi ka edhe arsye të tjera që nisin që nga viti 2015 kur donte të largohej te Man. United apo raste të përplasjes me drejtuesit në distance dhe shumë raste kur kundërshtonte vendimet e klubitr dhe të gjitha këto tani janë bërë bashkë ndaj dhe Reali nuk ka ndërmend t’i jape një kontratë të re kapitenit të saj.