Testet para Europianit, fiton Anglia. Zhgënjejnë Holanda e Gjermania

Janë pak ditë që mbeten për të startuar Kampionati Europian dhe skuadrat e mëdha po përgatiten me miqësoret e fundit përpara sfidave të vërteta.

Mbrëmja e sotme zbriti në fushë disa pasha të rënda si Anglia, Gjermania, Holanda teksa arriti të fitonte kombëtarja e Southgate dhe të tjerat zhgënjyen.

“Tre Luanët”, në miqësoren e luajtur në Middlesbrough përballë Austrisë, arritën pritshmëritë me një fitore minimale 1-0 në një ndeshje ku u provuan disa nga titullarët e Europianit. Goli deçiziv u shënua nga lojtari i Arsenalit, Saka në 56’ për ta mbyllur sfidën me këtë rezultat.

Ndërkoh një ndeshje e forte ishte ajo mes Gjermanisë dhe Danimarkës e luajtur në Austri ku skuadra e Low nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Në fakt Danimarka nuk është dhe aq rival i lehtë por gjithsesi Panzerat luajtën më mire dhe krijuan më shumë. Neuhaus I dha avantazhin Gjermanisë në 48’ ndërsa në pjesën e dytë u përgjigj sulmuesi i Leipzig, Poulsen.

Ndërkohë Holanda zhgënjeu me barazimin 2-2 me Skocinë, madje tulipanët mund edhe të humbisnin por vetëm një dygolësh i Memphis Depay barazoi rezultatin në fundin e ndeshjes që u luajt në Portugali.