Interi injoron një ofertë të Atl. Madrid për Lautaro Martinez

Emërimi i Simone Inzaghit zyrtarisht në stolin e Interit do të nisë edhe fushatën e merkatos për zikaltërit të cilet duhet të bëjnë domosdoshmërit një shitje brenda 30 qershorit.

Ideja e drejtuesve është që të sakrifikohet vetëm një lojtar që ka më shumë oferta për momentin dhe lapsi ka rënë mbi Hakimi për të cilin interesohen Bayern dhe PSG. Por këto ditë, zbulohet se Marotta ka marrë një ofertë për Lautaro Martinez nga Atl. Madrid të cilët duan një përforcim për t’ia bashkangjitur Luis Suarez.

Siç raportohet nga mediat italiane, oferta e spanjollëve as nuk është marrë në konsiderate, madje është vlerësuar si qesharake kur kanë mësuar shumën prej 40-50 mln euro nga “los colchoneros” e cila është injoruar menjëherë.

Synimi i Marottas dhe Ausilios është të sakrifikojnë vetëm një lojtar të madh në merkato e më pas të nisin me blerjet për sezonin e ri dhe Hakimi duket se është përzgjedhur e për më tepër mund të shitet edhe shtrenjtë duke parë moshën dhe cilësinë.

Me 80 mln euro që kërkon Interi për Hakimi dhe me Joao Marion që do ta blejë 8 mln Euro Sporting Lisbona, shitjet mbyllen me kaq për Interin dhe vetëm një ofertë pre 80 mln Euro për Lautaron mund të detyrojë ata të rishikojnë planet për merkaton.