Lukaku premton besnikëri por Abramovich e kërkon me çdo kusht
“Te Interi ndihem mire, fituam një titull dhe dua ta përsëris por tani me tifozë në stadium”. Janë këto fjalët e lojtarit më të mire të Serisë A sezonin që u mbyll, Romelu Lukakut i cili gëzoi tifozët duke thyer heshtjen pas shumë zërave që vijnë nga merkato.
Në Premier League e shikojnë plotësisht ndryshe situatën dhe janë të bindur se Chelsea e kërkon me çdo kusht bomberin belg dhe madje është vet Abramovich që po ndërhyn personalisht për ta afruar sulmuesin nga Interi këtë verë.
Në tryezën e Interit është gati një ofertë prej 80 mln euro cash ndërsa mund të përfshihen edhe 2 lojtarë të tjerë për të bindur Marottan që të privohet nga lojtari i tyre më i mirë.
Në idenë e drejtuesve zikaltër, Lukaku është i pashitshëm përballë çdo oferte dhe i vetmi që pritet të sakrifikohet është Hakimi dhe brenda 30 qershorit. Vetëm një dështim i këtij operacioni mund të detyrojë kampionët e Italisë që të negociojnë për Lukakun por që mbetet sërish diçka pothuajse e pamundur. Ndërkohë Sporting Lisbona ka konfirmuar akordin me Interin për blerjen përfundimtare te Joao Marios për 8-9 mln Euro.
