Vllaznia për femra fiton edhe Kupën e Shqipërisë, Apolonia nuk paraqitet
Mund të themi që ky vit futbollistik në Shqipëri është i dominuar nga Vllaznia. Edhe pse në futbollin për meshkuj, titullin ia hoqi vetëm golavarazhi, ekipi i Brdariç arriti të fitonte Kupën ndërsa sot e përsëritën këtë sukses edhe vajzat shkodrane.
Mirëpo ekipi i femrave nuk u sforcua aspak pasi në finalen që duhej të luhej në “Air Albania, ekipi kundërshtar nuk u paraqit. Skuadra e femrave të Apolonisë duhej të lunate në fushë për të vendosur ekipin fitues por siç njofton FSHF, nuk dihen motivet e vendimit të tyre për të mos u paraqitur.
E detyruar nga një situate e tillë, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dhënies së trofeut të Kupës dhe të medaljeve për ekipin fitues që u shpall Vllaznia.
Gjithsesi, ekipi shkodran për femra po dominon këto vite dhe në letër nuk e diskutonte aspak fitoren por gjithsesi edhe një sukses i tillë shijon pasi është trofeu i tetë radhazi për Vllazninë.
FSHF njoftoi se se do të dalë me një qendrim zyrtar sa i përket kësaj finaleje sapo dokumentacioni zyrtar të merret në shqyrtim nga organet kompetente në FSHF.
