Motori përplaset me makinën në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 13:29
Një 75-vjeçar gjeti vdekjen në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme, 31 maj, në aksin Elbasan-Cërrik.
Viktima mësohet se po udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë në fshatin Gjegjan.
Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit, duke gjetur vdekjen në vend.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

