Kolaudimi rinis me mjetet e rënda, 14 pika në gjithë vendin për kontrollin teknik

Pas një periudhe tranzitore prej 5 muajsh, këtë të hënë ka rifilluar procesi i kolaudimit.

14 pika të vëna në dispozicion për kontrollin teknik të automjeteve nisën punën për të ofruar këtë shërbim.

Të parët të cilët iu nështruan testimit teknik kanë qenë mjetet e tonazhit të rëndë, rimorkiot dhe tërheqësit, të cilëve iu ka skaduar certifikata e mëparshme e kontrollit teknik e lëshuar nga kompania koncensionare SGS dhe mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Për të përballuar të gjithë fluksin anormal të krijuar ndër vite me ndryshimet e reja është zgjatur afati i vlefshërisë së kolaudimit, nga një në dy vite.

Përjashtim bëjnë autobusët, taksitë dhe autoambulancat, të cilat nga një herë në gjashtë muaj, do të paraqiten një herë në vit.

Lehtësi do të kenë mjetet me km zero që do të kryejnë kolaudimpër herë të parë, pas tre vitesh që nga moment i regjistrimit.

Nga autoriteti i DPSHTRR bëhet me dije se është krijuar një strukturë e posaçme për rikonceptimin e shërbimimit.

Ndërkohë regjistrimi i automjeteve për caktimin e datës e vendit të kolaudimit do të mund të bëhet online në portalin e-Albania ose nëpërmjet një emaili në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.