"Shqiponjat" arrestojnë të riun në Shkodër, lëvizte me pistoletë në makinë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë patrullimit në lagjen "Liria", Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit me iniciale F.G, banues në fshatin Bleran, dhe bllokimin e automjetit.   

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.