Edhe Kolegji Zgjedhor si KAS, nuk ndryshon rezultati zgjedhor për Gjirokastrën
Shpërndarja e mandateve në qarkun e Gjirokastrës nuk do të ndryshojë, duke e lënë LSI pa asnjë mandat. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark, ndërsa PD parlajmëron vijimin e betejës për 25 prillin në institucione të tjera të drejtësisë.
PD dhe LSI nuk arriti të fitonte betejën e parë të 25 prillit në gjykatë, duke e lënë të pandryshueshëm shpërndarjen e mandateve 3 për PS dhe 1 për LSI.
Ashtu si Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, Kolegji Zgjedhor vendosi të lë në fuqi vendimin e 25 prillit për qarkun e Gjirokastër duke rrëzuar kërkesën e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve.
Pavarësisht se vendimi i Kolegjit është i formës së prerë, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso, paralajmëroi se beteja për 25 prillin do të vijojë edhe në institucione të tjera kombëtarë dhe ndërkombëtare.
KAS ka përmbyllur edhe punën për shqyrtimin e 18 ankimimeve të bëra nga subjekte politike për zgjedhjet parlamentare.
Në mbledhjet e fundit rrëzoi 3 kërkesat e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan, Fier dhe Korçë, ashtu siç ka ndodhur për qarqet e tjera, PD do të ankimojë vendimin e KAS për Korçën.
Pavarësisht ankimimeve të subjekteve zgjedhore dhe rinumërimit të disa QV në Berat dhe Durrës, rezultati i 25 prillit nuk ka ndryshuar në asnjë qark.
