Leonardo bën paqe me Pochettinon: Ka edhe dy vite kontratë

Te Paris Saint Germain nuk mund të jetë asnjë ditë e qetë. Pas raportimeve të sigurta për një përplasje mes Drejtorit Sportiv, Leonardo dhe trajnerit Pochettino, me këtë të fundit që ka kërkuar largimin, ka ardhur edhe reagimi i drejtuesit Brazilian.

Në një intervistë për rrjetin Eurosport, Leonardo shpreh vlerësimin për trajnerin dhe në dukje nuk jep asnjë shenjë se ka patur apo ka një çështje lidhur me trajnerin.

“Mauricio Pochettino ka edhe dy vite kontratë me PSG dhe ne jemi të kënaqur me të” u shpreh qartë Leonardo teksa për argjentinasin janë hedhur në sulm Real Madrid dhe Tottenham.

Pochettino erdhi në Janar te PSG duke zëvendësuar Thomas Tuchel, I cili së fundmi fitoi trofeun e Champions League me Chelsean dhe për këtë sukses, Leonardo tha se e ka përjetuar shumë normal pasi në futboll gjëra të tilla ndodhin.

Për t’u rikthyer te Pochettino, në Angli vijojnë ta afrojnë me Tottenham ku thuhet se po flet me Harry Kane që ta bindë që të mos largohet e sa i takon parizienëve, trajneri argjentinas nuk pëlqen disa gjëra si psh disa lojtarë mund të dalin edhe mbi klubin.