Parashikimi i motit: Java nis me mot të paqëndrueshëm, nga e mërkura rriten temperaturat
Parashikohet që temperatura maksimale sot të jetë rreth vlerës 25°C, sipas Meteoalb. Sot pritet një paqëndrueshmëri ku do ketë reshje shiu në sasi të pakta në veri dhe verilindje. Pika shiu mund shfaqen dhe në kryeqytet, apo në rrethina dhe do të jenë në sasi të pakta.
Meteorologia, Lajda Porja, thotë për emisionin Ditë e Re se, dy ditët e para të javës do jenë me vranësira, mesi i javës do jetë i kthjellët, ndërsa fundja pritet të ketë temperatura të nxehta që do të shkojnë deri në 30.

Meteorologia thotë:
"Java ka nisur me mot të vrenjtur në zonat veriore dhe veri-lindore, ndërkohë me kthjellime të pakta ultësira perëndimore. Sot pritet një paqëndrueshmëri ku do ketë reshje shiu në sasi të pakta në veri verilindje. Pika shiu mund shfaqen dhe në kryeqytet, apo në rrethina që do të jenë në sasi të pakta.Parashikohet që temperatura maksimale sot të jetë rreth vlerës 25°C. Këto vlera do të na shoqërojnë deri në mesin e javës.Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës. Kjo situatë do të jetë deri ditën e mërkurë, ku kemi një spostim të gjithë vranësirave drejt zonave lindore. Në fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare. Kemi dhe vlera 29 me 30 °C. Ndërkohë në zonat malore do ketë rrebeshe shiu. Dy ditët e para të javës do jenë me vranësira, mesi i javës do jetë i kthjellët, fundjava megjithëse do ketë temperatura të larta, do të ketë dhe rrebeshe lokale, të cilat janë tipike të temperaturave të larta."
