Plagosi më thikë 24 vjeçarin në Fier, arrestohet

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar si autor të plagosjes së një 24-vjeçari mbrëmjen e të dielës, 30 maj në Fier.

Në pranga ka rënë  Arbër Rasho veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maj", Levan, ku shtetasi N. O është plagosur me mjet prerës.

24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.