Kanabis mes arave dhe serave, vijon aksioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në Krujë

Forcat Speciale të Policisë së Shtetit vijojnë operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike në Malësinë e Krujës.Të dielën u asgjësuan rreth 20 mijë rrënjë bimë narkotike, dhe u vunë në pranga 16 persona, ndërsa 24 të tjerë u shpallën në kërkim.

Aksioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat e krujës vijon edhe këtë të hënë.

Këto pamje tregojnë forcat Speciale të Policisë së Shtetit teksa nisen nga Fushë Kruja për kontrollin e territorit.

Kanabis mes arave dhe serave, vijon aksioni kundër kultivimit të

Në fokus tashmë janë vendosur fshatrat e Malësisë së Krujës, ku sipas burimeve ka dyshime dhe informacion për tentativa të kultivimit të bimëve narkotike.

Kanabis mes arave dhe serave, vijon aksioni kundër kultivimit të

16 persona u arrestuan dhe 24 të tjerë të shpallën në kërkim gjatë operacionit “Agimi” kundër kultivimit të kanabisit në fshatrat Halil dhe Arramerras, po në Krujë.

Kanabis mes arave dhe serave, vijon aksioni kundër kultivimit të

Kontrollet janë bazuar në informacionet e marra Guardia Di Financa duke bastisur sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Gjatë aksionit  u zbulua një laborator  kultivimin e bimëve narkotike me llamba dhe disa tentativa të kultivimit mes serave.

Kruja vijon të jetë në qendër të vëmendjes të policisë pasi si asnjëherë më parë kontrollet e autoriteteve italianë  monitorimet i kanë filluar prej më shumë së 1 muaji dhe pikërisht nga qyteti i Krujës dhe rrethinat e saj.