Mbushi "Audin" me klandestinë për ti sjellë në Tiranë, policia i ndërpret rrugën të riut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 10:23
Një 19-vjeçar, banues në fshatin Zvirinë të Maliqit u arrestua nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.
Shtetasi I. K u ndalua nga shërbimet e policisë rrugore, në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur "Lapidari i Podgories", duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Audi", 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

