I zë korrenti në kabinë, plagosen dy elektriçistë në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 10:40
Dy elektriçistë të OSHEE Gjirokastër kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë të vjetër në lagjen "Gërhot".
G.Ç. dhe L.V kishin shkuar te kabina për të inspektuar gjendjen pasi fidri i zonës së Çelos kishte rënë duke lënë pa energji elektrike disa fshatra.
Mësohet se dy elektriçistët janë lënduar në gjymtyrë gjatë kontaktit me korrentin.
Ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për mjekim dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

