KAS mbyll shqyrtimet/ Nuk do përsëriten zgjedhjet në Fier, Elbasan e Korçë. Nuk janë të pavlefshme
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ vendosi më shumicë votash rrëzimin e kërkesës së PD për shpalljen e pavlefshme në qarkun e Korçës dhe Elbasan e Fierit.
Me vendimin e shpallur ne orën 12:10 KAS rrëzoi edhe kërkesë e PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Fierit.
Po kështu më përpara u rrëzua kërkesa e LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë dhe Elbasan.
Në mbledhjen e së premtes KAS vendosi që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara prej KAS, në Fier dhe Korçë ka pasur raste të votimit të shumëfishtë.
Në Korçë 23 persona kanë votuar 63 herë, ndërsa në Fier 35 persona kanë votuar 91 herë.
Me vendimin e sotëm mbyllen të gjitha shqyrtimet e ankesave për zgjedhjet e 25 prillit nga KAS.



