I moshuari rrëzohet në humnerë, trupi i pajetë u nxor nga zjarrfikësja dhe policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 12:57
Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tepelenë pasi ka rënë në humnerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, ku 70-vjeçari Ali Beta, është rrëzuar nga "Ura e Madhe". Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.
Fillimisht nga policia u tha se pritet ndërhyrja e grupit të forcave RENEA për nxjerrjen e trupit të viktimës pasi është terren shumë i vështirë.
Por rreth orës 13:00 u njoftua se trupi i pajetë u arrit të nxirret nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrëfikëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

