U qëllua me armë në të dyja këmbët, policia arreston 39-vjeçarin e plagosur në Vlorë dhe një 46-vjeçar

Policia e Vlorës ka arrestuar 39-vjeçarin Ergys Likaj, që mbeti i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët mbrëmjen e së mërkurës, 26 maj në Vlorë.

39-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi. Bashkë me të është arrestuar edhe një 46-vjeçar me iniciale K.Xh., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësorë.

Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se plagosja e 39 vjeçarit nuk ka qenë konflikt i çastit. Mendohet të ketë qenë një konflikt i mbartur në kohë. Mësohet se policia është në gjurmë të autorit të mundshëm dhe po mundohen për kapjen e tij.

39-vjeçari u paraqit i plagosur në Spitalin e Vlorës me plagë plumbi në të dyja këmbët