Andoni: PD-së do t`i shërbente imazhi i një gruaje. Hanxhari: Më i bindshëm në garë Kadilli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 21:40
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Edith Harzhi ëhstë një risi dhe se PD-së do t`i shërbente shumë imazhi i një gruaje.
Ndërsa pedagogu i UT Romeo Hanxhari Nga të tre sfidantët e Bashës më i bindshëm është Fatbardh Kadilli, pasi vjen nga brenda strukturës.
Andoni: Harxhi risi, por forcat e saj të pamundura për njerëzit që kanë përballë. PD-së do t`i shërbente shumë imazhi i një gruaje. Më çudit që të tre kandidatët nuk kanë një qëndrim për Berishën.
Hanxhari: Nga të tre sfidantët e Bashës më i bindshëm është Fatbardh Kadilli, pasi vjen nga brenda strukturës. Kadilli person me mendim politik, ka mbajtur qëndrimi konstruktive, ka sugjeruar mosdaljen nga parlamenti pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

