Dyrnjaja: Basha rizgjidhet. Hanxhari: Basha të mos humbë kohë se i jep mandatin 4 Ramës
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se Basha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike në 13 qershor.
Analisti Ben Andoni tha se PD nuk ka kohë për të bërë eksperimente, është njësoj si të flasësh për seksin e engjëjve kur PD po digjet.
Ndërsa pedagogu i UT Romeo Hanxhari Basha nuk duhet të humbë kohë sepse në këtë mënyrë i shtrohet rruga mandatit të katërt Ramës.
Dyrnjaja: Basha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike në 13 qershor. Ramës i i intereson Basha si kryetar i PD-së, i intereson një lider i dobët.
Andoni: PD nuk ka kohë për të bërë eksperimente, është njësoj si të flasësh për seksin e engjëjve kur PD po digjet.
Hanxhari: Basha nuk duhet të humbë kohë sepse në këtë mënyrë i shtrohet rruga mandatit të katërt Ramës.

