"Formulari" zbulon skemën rinovimit të patentave përmes falsifikimit, 2 në pranga
Operacioni i koduar "Formulari" u finalizua këtë të enjte ku në pranga ranë 2 persona, një tjetër u procedua në gjendjë të lirë dhe një bashkëpunëtor i katërt është shpallur në kërkim. 4 persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Nga hetimet deri më tani rezulton se kjo bëhej pa dijeninë e personave që ua kërkonin këtë shërbim.
Për t’u pajisur, apo për të rinovuar lejen e drejtimit raporti mjeko-ligjor është mëse i domosdoshëm.
Shumë qytetarë në vend që të paraqiten para mjekut për të marrë këtë shërbim zgjedhin rrugë alternative.
4 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e ofronin këtë shërbim duke falsifikuar edhe vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët e nevojshëm për lejen e drejtimit.
2 prej tyre janë arrestuar, një i tretë po ndiqet penalisht në gjendje të lire dhe bashkëpunëtori i katërt është shpallur në kërkim.
Skema
Sipas burime policore Igli Katroshi 51 vjeç, Albion Goxhaj, 32 vjeç në bashkëpunim dhe me 2 persona të tjerë D. F., 40 vjeç dhe O. D, 26 vjeçe, prej kohësh kishin vënë në zbatim planin e tyre të mashtrimit dhe falsifikimit për formularët që duheshin për marrjen ose rinovimin e lejës së drejtimit.
Bëhet e ditur se ata u premtonin qytetarëve të ndryshëm sigurimin e dokumentave, në këmbim të pagesës, të cilat i falsifikonin në mënyrë të shpejtë, duke shmangur radhët pranë institucioneve që e kanë përgjegjësi për dhënien e tyre. Mësohet se nuk kishin dijeni se vulat dhe firmat në dokumentet e tyre ishin të falsifikuara.
Formularët
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.
Persona të tjerë të përfshirë në skemë
Policia ka dyshime të arsyeshme se përveç këtyre 4 personave janë edhe disa të tjerë të përfshirë, kryesisht punonjës së Drejtorisë së Transportit.
Ndërkohë nga blutë e kryeqytetit pritet që më dëshminë e të arrestuarve të dalin edhe detaje të reja.

