KAS mblidhet për Tiranën/ Të dhënat e kryqëzuara: 51 shenja gishtash janë identifikuar 123 herë
KAS është mbledhur sot shqyrtimin e kërkesave ankimore të PD –AN dhe të kandidatit të pavarur Boiken Abazi për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Bëhet fjalë për kërkesën nr. 39, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 51, datë 10.05.2021 të subjektit ankues Boiken Abazi, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit, për zonën zgjedhore qarku Tiranë.
Sipas raportit të të dhënave të kryqëzuara për Tiranën 51 shenja gishtash janë identifikuar 123 herë.
KAS do të shqyrtojë sot edhe kërkesën ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 43, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 48, datë 10.05.2021 të subjektit ankues ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.



