Gomonia me 577 kg kanabis në Karaburun, arrest me burg 40 ditë për 3 të arrestuarit

 

Gjykata e Vlorës vlerëson të ligjshëm arrestimin e tre të akuzuarve si skafistë për transportin e 577 kg lëngë narkotike të kapur në Gjirin e Arushës, Karaburun në datën 23 maj.
 

Për tre të arrestuarit Mandi Begaj 43 vjeç, Ëngjëllush Mukaj 34 vjeç dhe Herman Muçaj 27 vjeç u caktua masa e sigurisë arrest me burg 40 ditor. Kjo kohë i duhet organit të akuzës për të sjellë prova të tjera që implikojnë tre të arrestuarit.

Vetë prokurori kërkoi këtë masë sigurie.

Gomonia e braktisur me 577 kg kanabis u kap të dielën e 23 majit 2021 në kuadër të operacionit të koduar "Karaburuni" ndërsa tre të arrestuarit u kapën teksa po ecnin në këmbë 

Gjyqtari i çështjes është Arqile Bashaj.

Tre të arrestuarit janë me arsim 8 vjeçar.

Një burim nga grupi hetimor informon se droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë.