Theu heshtjen zgjedhore, KQZ gjobit me 2 milion lekë RTSH-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se RTSH ka paraqitur kronika politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.

"Gjatë fushatës zgjedhore janë monitoruar përmbajtjet e 36 kanaleve.

RTSH2 dhe RTSH Kukësi kanë transmetuar edhe kronika në periudhën e heshtjes zgjedhore.

Vendos masë administrative, 2 milionë lekë gjobë për RTSH. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.