Kultivonin kanabis në parcelat e tokës në Thumanë, arrestohen 6 persona , 1 në kërkim

7 banorë të fshatrave të Krujës i kishin kthyer tokat e tyre në parcela për kultivimin e bimëve narkotike.

Por kjo veprimtari është zbuluar nga policia që 6 i vuri në pranga, ndërsa 1 arriti të shpëtojë por është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Xhavit dhe Enea Brama at e bir, Ylli Halili, Xhelal e Bernard Nuzi at e bir dhe Valentin Laka.

Sipas burimeve ata kishin kultivuar rreth 800 kubikë e fidanë kanabis sativa në tokat në pronësi të tyre në fshatrat Larushk, Shalqet të njësisë Administrative Thumanë.

Policia thotë se kultivimi i bimëve narkotike u zbulua gjatë operacioneve për kontrollin e territorit, dhe në kuadër të operacionit një person është proceduar në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi.

Dy raste të kultivimi të bimëve narkotike  në Mirditës, gjatë një aksioni të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Astrit Lepuri dhe Elidon Vofi u vunë në pranga pasi kishin nisur kultivim në kanabisit në fshatin Xhuxhë, veprimtari e cila ka kushtuar hetim edhe kryetarit të fshatit Nikoll  Kola e Specialistit të pyjeve Shkurt Marku.

Ndërsa Nikolin Krepi  Arjon Marku dhe Gjon Krepi ,banues në Lezhë, u kapën duke kultivuar bimë narkotike në në Gziq , të cilën e ruanin me armë zjarri.

Për këtë rast policia vuri në hetim, kryeplakun e fshatit Pshqesh, administratorin e Oroshit Bardhok Ndreca dhe një specialist të mbrojtjes së pyjeve.

Në Myzeqe, Zona e pyllëzuar në Seman të Fierit po konfirmohet një tjetër territor ku po tentohet krijimi i parcvelave të bimëve narkotike.

Dritan Vasiu (Koçi)., 46 vjeç, person në kërkim dhe Artur Merko, 52 vjeç, vu vunë në pranga pasi cilët në bashkëpunim me Franci Sikën dhe Vasillaq Shqepën, të arrestuar më herët kishin nisur atje kultivimin e kanabis sativës.

Shtëpitë e ashtuquajtura të barit ndërkohë janë konfirmuar nga operacionet e policisë si trendi ri i kultivimit të bimëve narkotike këtë vit në Shqipëri, krahas parcelave në zonat e pyllëzuara ose në male.