Plagosi dy persona me thikë në Maliq, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar u arrestua nga policia e Maliqit.

Sipas njoftimit të bluve, shtetasi Leonidha Lepi, 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas burimeve të Ora News, 45-vjeçari ka qenë i dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".